Kinë:Stërvitje vetëmbrojtëse e astronautëve në det

2017-08-22 10:03:19 CRI Komenti juaj Printoni
16 astronautë kinezë dhe 2 europianë përfunduan me sukses të hënën një stërvitje të vetëmbrojtjes në hapësirën detare, të zhvilluar gjatë 17 ditëve në afërsi të qytetit bregdetar Yan Tai, të provincës Shandong. Kjo është hera e parë që astronautët kinezë zhvillojnë një stërvitje të tillë në bashkëpunim me astronautë të huaj.

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësisë së astronautëve për vetëshpëtim gjatë aksidenteve në det.

Zëvendësdrejtorja e Qendrës së Astronautëve të Kinës, Huang Weifeng tha se stërvitja shërbeu për bashkëpunimin ndërkombëtar të astronautëve, në rastet e aksidenteve në det. (Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore