Trenat e shpejtësisë së lartë Fuxing vihen në përdorim në shtator

2017-08-22 09:59:14 CRI Komenti juaj Printoni

Trenat e shpejtësisë së lartë në Kinë kanë shënuar një rekord të ri, pas projektimit të një modeli të ri të quajtur "Fuxing" (ripërtëritje), me një shpejtësi 350 km në orë. Treni i ri do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Pekini në Shangai, në më pak se 4 orë e gjysmë.

Duke nisur nga e hëna, treni i shpejtësisë së lartë i brezit të ri ka zgjeruar shërbimet e tij në rrethinat e kryeqytetit kinez, Pekin pas dy muajve të eksperimentimit të tij në linjën hekurudhore Pekin-Shangai. Në të kaluarën, autoritetet e shërbimit hekurudhor të Kinës lejuan përdorimin e shpejtësisë maksimale 350 km në orë, për distanca të shkurtëra.

Aksidenti hekurudhor vdekjeprurës i vitit 2011 në provincën kineze Zhejiang i detyroi autoritetet të ndalonin përkohësisht përdorimin e shpejtësisë maksimale, pavarësisht se shkaku i aksidentit nuk ishte shpejtësia. Muajin e kaluar, inxhinierët kinezë testuan shërbimin e trenit me shpejtësi 350 km në orë në disa pjesë të linjës hekurudhore Pekin-Shangai. Rezultatet e testimit i bindën ekspertët se kjo shpejtësi mund të përdorej gjatë gjithë udhëtimit të linjës.

Inxhinieri mekanik i trenave të shpejtësisë së lartë Fuxing, Yu Hongliang tha se pasagjerët nuk duhet të shqetësohen për shpejtësinë e udhëtimit.

"Trenat Fuxing kanë mbi 2500 nivele të ndryshme monitorimi. Këto janë shumë herë më të larta se 500 nivele të trenave të vjetër, me shpejtësi të lartë. Monitorimi është përgjegjës për shpejtësinë dhe temperaturat e trenit", tha inxhinieri.

Kina ka rrjetin më të madh hekurudhor me shpejtësi të lartë në botë, duke mbuluar rreth 22 mijë kilometra linjë hekurudhore në mbarë vendin.

Autoritetet kineze planifikojnë të zgjerojnë rrjetin në rreth 30 mijë kilometra deri në vitin 2020.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore