Inxhinieri kinez krijon aplikacion meditimi mbështetur mbi taiji-në

2017-08-21 09:49:43 CRI Komenti juaj Printoni

Një kompani daneze e shëndetit mendor ka krijuar një aplikacion të meditimit të bazuar në taiji-në, një art luftarak i krijuar në Kinë në shekullin e 13-të.

Rreth dhjetë vjet më parë, inxhinieri kinez i programeve kompjuterike Peng Cheng vuante nga stresi dhe depresioni.

Kur kompania për të cilën punonte, "Nokia", mbylli degën në Kopenhagë, ai nisi të praktikonte meditimin dhe taiji-në.

Pikërisht në këtë kohë ai vendosi të ndërthurte njohuritë e tij profesionale me meditimin.

Sivjet Peng Cheng krijoi 'Sway', një aplikacion ndërveprues meditimi që përdor një pajisje për gjurmimin e lëvizjeve.

Peng thotë se aplikacioni synon t'i ndihmojë përdoruesit të gjejnë qetësi në ritmin e shpejtë të jetës moderne:

"Besoj se është një stereotip ta mendosh telefonin celular si krijues stresi. Ai është, por edhe vetë teknologjia është, apo jo? Mendoj se më shumë është çështja se dizenjuesit po e projektojnë për të tërhequr vëmendjen, por në fund thjesht e shpërqendrojnë vëmendjen. Po sikur të krijojmë një teknologji për të kultivuar, për të motivuar përqendrimin e vëmendjes? "

Aplikacioni fokusohet në lëvizjen e vetëdijshme, duke i nxitur përdoruesit të bëjnë lëvizje të ngadalta dhe të vazhdueshme me pajisjen e tyre.

Përdoruesit këshillohen të praktikojnë meditimin ndërveprues për rreth 20 minuta në ditë.

Rezultatet, të konfirmuara nga ekspertët e Universitetit të Sussex-it në Britaninë e Madhe, tregojnë se ky meditim shton qetësimin dhe ul nivelet e ngarkesës së punës mendore.

Por kritikët thonë se aplikacionet e meditimit janë një "hap që shkon shumë larg".

Michael Miller, drejtor i Qendrës së Meditimit në Londër, thotë se një aplikacion i tillë mund t'i largojë disa nga vazhdimi i mëtejshëm i meditimit:

"Unë mendoj se është i dobishëm, sepse paraqet idenë e meditimit dhe mund ta nisësh lehtë. Por ajo që kam shqetësim është që njerëzit mund ta përdorin atë pak, pa marrë udhëzime, dhe pastaj thonë: "Oh, nuk po e përdor më, ndoshta meditimi nuk është për mua. '"

Mrekulli
Lajmet Kryesore