2017-08-21 09:48:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Treni me shpejtësinë më të madhe në botë do të nisë shërbimin në linjën Pekin-Shangai më 21 shtator. "Fuxing" i përket brezit të ri të trenave në Kinë dhe do të udhëtojë mes dy metropoleve me një shpejtësi prej 350 km në orë, me kohë udhëtimi prej 4.5 orësh. Trenat e rinj janë të aftë të ecin me shpejtësi mbi 400 km në orë.
Trenat e linjës Pekin-Tianjin, që veprojnë prej vitit 2008 gjithashtu kanë një shpejtësi prej 350 km në orë. Tre linja të tjera, që kanë nisur punën prej asaj kohe e kanë ulur shpejtësinë maksimale në 250-300 km në orë në vitin 2001, për shkaqe sigurie.
Kina ka 22 mijë km hekurudha të shpejtësisë së lartë, lidhja më e gjatë hekurudhore në botë. Në linjën e re Pekin-Shangai do të kryhen 7 udhëtime ditore. (Eda Merepeza)