2017-08-20 09:36:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një raport i fundit i publikuar nga qeveria kineze tregon se konsumi i gazit natyror në vend këtë vit mund të rritet me 10 % krahasuar me 2016-n, duke arritur në 230 miliardë metra kub.
Në raport thuhet se kontrolli i ndotjes, reforma e tregut dhe rritja e qëndrueshme ekonomike kanë kontribuar në këtë rritje.
Edhe përmirësimi i strukturës së konsumit të energjisë ka çuar në rritjen e konsumit të gazit natyror në Kinë, pas shenjave të ngadalësimit gjatë dy vjetëve të fundit.
Kina ka nxitur përdorimin efikas të gazit natyror në sektorë si transporti, lëndët djegëse industriale etj.
Autoritetet kineze synojnë që deri në vitin 2020, konsumi i gazit natyror të arrijë të zërë 10 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë në vend. (Vera)