Irak, trupat qeveritare përgatiten për sulmin e ri kundër IS

2017-08-16 10:03:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Irakut Haider al-Abad tha të mërkurën se trupat qeveritare po përgatiten në mënyrë intensive për sulme të reja kundër organizatës ekstremiste "Shteti Islamik" dhe të gjitha zonat në kontrollin e terroristëve do të çlirohen.

Në një konferencë shtypi në Bagdad, Abadi tha se trupat qeveritare ende nuk kanë ndërmarrë veprime të reja ushtarake, sepse duhet kohë për përgatitjen e palës ushtarake.

Trupat qeveritare irakiane si dhe rezervistët e armasotur të Shi-itëve dhe të Sunitëve po grumbullohen në perëndim të Mosulit, në përgatitje për sulme kundrejt Tal Afar-it, bazës së fundit të Shtetit Islamik në provincën Nineveh. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore