Irani mund të prishë marrëveshjen bërthamore nëse ShBA-ja vendos sanksione të reja

2017-08-16 09:52:30 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti iranian Hassan Rouhani u shpreh se vendi i tij mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nëse Uashingtoni vazhdon të vendosë sanksione ndaj Teheranit.

Mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2015 është hequr shumica e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.

Megjithatë, Teherani ka bërë një sërë provash me raketa balistike, dhe për këtë arsye ShBA-ja ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit. Të dy vendet e akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes.

Parlamenti iranian ka miratuar plane për t'i kundërvënë atyre që i quan "veprime terroriste dhe aventureske" të ShBA-së në rajon.

Këtë muaj presidenti Donald Trump nënshkroi një projektligj sanksionesh ndaj Iranit, Rusisë dhe Koresë së Veriut. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore