2017-08-16 20:32:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Koncerti me titull "Ritmi i Rrugës së Mëndafshit" nisi në Qendrën e Artit "Tianqiao" në Pekin, duke shënuar hapjen e Festivalit të 10-të Rinor Ndërkombëtar të Artit në Kinë.
Në këtë event performuan perkusionisti i njohur Li Biao, së bashku me artistët e rinj nga vende dhe rajone të ndryshme të botës.
"Kemi një grup ndërkombëtar me artistë të rinj nga vende të ndryshme që shfaqin performancat e tyre. Kam besim se eventi do të pasurohet me ide të reja."
Në festivalin e organizuar nga Shoqata Kineze Ndërkombëtare e Kulturës dhe Grupi i Arteve dhe Zbavitjes, do të shfaqen 115 shfaqje nga artistë nga 36 vende e rajoneve të botës në Pekin dhe në 11 qytete të tjera gjatë 3 javëve në vijim.
Përveç koncerteve, kërcimeve, operave, etj, do të organizohen edhe forume e programe trajnimi gjatë këtij festivali. (Albana)