Sierra-Leone, mbi 200 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

2017-08-15 10:14:42 CRI Komenti juaj Printoni
Mbi 200 veta gjetën vdekjen në mëngjesin e së hënës nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në qytetin malor Regent në Sierra-Leone, rreth 20 kilometra në lindje të kryeqytetit Freetown.

Media vendore njoftoi se shumica e banorëve po flinin kur ndodhi ngjarja, prandaj shumë prej tyre nuk arritën ta shmangin në kohë fatkeqësinë.

Forca të ushtrisë e policisë janë dërguar në zonën e prekur, por, për shkak të motit të keq dhe rrugëve të bllokuara, operacioni i shpëtimit po zhvillohet ngadalë.

Parashikohet që numri i viktimave do të rritet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore