BE-ja: nismë për shqyrtimin e investimeve të huaja

2017-08-15 09:50:57 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian përmes një deklarate bëri të ditur të hënën se në shtator do të publikohet nisma konkrete për shqyrtimin e investimeve të huaja.

Sipas zyrtarëve të BE-së, qëllimi i nismës është mbushja e një boshllëku të rëndësishëm në fushën e investimeve në tregti në Union si dhe shqyrtimi i sektorëve strategjikë të SHBA-së dhe ekonomive të tjera të mëdha.

Mësohet se vitet e fundit investimet e Kinës në BE kanë shënuar rritje në prodhimet e teknologjisë së lartë, energjetikë dhe infrastrukturë. Për këtë qëllim autoritetet e BE-së bënë thirrje për shqyrtim të rreptë të blerjeve të kompanive europiane. (Vera/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore