Moska: Do t'i përgjigjemi çdo veprimi që pengon punën e diplomatëve rusë në ShBA

2017-08-15 09:44:52 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u shpreh të hënën se Rusia do t'i kundërpërgjigjet çdo veprimi që pengon punën e diplomacisë ruse në ShBA.

Ryabkov tha se Moska do të ndjekë me vëmendje veprimet e ardhshme të palës amerikane, por shprehu shpresën se marrëdhëniet dypalëshe nuk do të hyjnë në një periudhë të re të vështirë.

Sipas gazetës ruse "Izvestia", ShBA-ja mund të kufizojë veprimtarinë e diplomatëve rusë, duke forcuar procedurat diplomatike, në përgjigje të masave të mëparshme të Moskës ndaj diplomatëve amerikanë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një projektligj sanksionesh ndaj Rusisë, Iranit e Koresë së Veriut. Si kundërpërgjigje, presidenti rus Vladimir Putin dha urdhër të pakësohet numri i personelit të ambasadës amerikane në Rusi, duke ndaluar përdorimin e shumë ndërtesave të kësaj ambasade në Moskë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore