Kina ndalon importin e qymyrit nga Koreja e Veriut

2017-08-15 09:42:13 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan se zbatimi i plotë i rezolutave të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së hyn në fuqi këtë të martë. Sipas kufizimeve të reja, çdo importim i qymyrit, plumbit, hekurit, xeherorit të hekurit dhe produkteve ujore do të ndalohet. Ndërsa produktet që tashmë kanë mbërritur në Korenë e Veriut para së martës, do të lejohen të importohen.

Koreja e Veriut po përballet me një raund të ri sansksionesh të OKB-së, si ndëshkim ndaj injorimit të rezolutave të mëparshme, që lidhen me provat e lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale.

Sanskionet e reja të OKB-së pritet të ulin kapacitetet eksportuese të Koresë së Veriut në 1/3 e tyre. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore