BBC, dokumentar për sekretet e Qytetit të Ndaluar të Kinës

2017-08-14 09:51:50 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-Pallati Perandorak në Pekin, i njohur edhe si Qyteti i Ndaluar, është fokusi i një dokumentari të ri të kanalit 4 të BBC-së.

Dokumentaeri "Sekretet e Qytetit të Ndaluar të Kinës" trajton me hollësi ndërtimin dhe arkitekturën e këtij Pallati, i cili u ndërtua rreth 600 vjet më parë.

Qyteti i Ndaluar, struktura më e madhe prej druri në Tokë, është bërë me mjetet e thjeshta që ekzistonin në atë kohë.

Dokumentari i BBC-së përqendrohet në mënyrën se si druri u transportua në Pekin nga rajonet e largëta të Kinës për të bërë Qytetin e Ndaluar dhe se si struktura ka mundur të mbijetojë përgjatë viteve.

"Sekretet e Qytetit të Ndaluar të Kinës" është një bashkëprodhim mes Qendrës së Komunikimit Ndërkontintal të Kinës dhe BBC-së. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore