Ministrat britanikë: Periudhë tranzicioni pas "Brexit"-it

2017-08-14 09:50:49 CRI Komenti juaj Printoni

Dy nga ministrat kryesorë të qeverisë së kryeministres britanike Theresa May kanë thënë se do të ketë një periudhë të caktuar tranzicioni pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, si ministri i Financave Philip Hammond, që ka qenë pro qëndrimit në BE, ashtu edhe sekretari i Tregtisë së Jashtme, Liam Fox, mbështetës i "Brexit"-it, këmbëngulin se Britania nuk do të qëndrojë në BE nga "dera e pasme".

Në një artikull në gazetën "Sunday Telegraph" citohen Hammond dhe Fox të kenë thënë se Britania do të largohet plotësisht nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor pas "Brexit"-ut në 2019-n.

Në artikullin e "Telegraph"-it theksohet gjithashtu që, pas debateve mes tyre, Hammond-i dhe Fox-i duket se i kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet, gjë që sipas gazetës shënon fundin e përpjekjeve të Hammond-it për të penguar procesin e "Brexit"-it.

Bisedimet për "Brexit"-in planifikohet të rifillojnë këtë muaj në Bruksel. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore