MPJ-ja: Kina luan rolin konstruktiv në Azi

2017-08-14 19:02:09 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në Pekin se takimet e ministrave të Jashtëm të bashkëpunimit mes vendeve të Azisë Lindore që përfunduan pak kohë më parë tregojnë angazhimin e vendeve të rajonit për bashkëpunim, zhvillim të përbashkët dhe përballim të përbashkët të sfidave.

Janë zhvilluar disa takime, përfshi ato rajonale dhe ndërkombëtare, si ASEAN-Kinë (10+1), ASEAN-Kinë-Japoni-Kore e Jugut (10+3), samiti i Azisë Lindore dhe Forumi i ASEAN-it. Fokusi i tyre ka qenë zhvillimi dhe bashkëpunimi i rajonit të Azisë Lindore dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështje kryesore rajonale dhe ndërkombëtare.

Zëdhënësja Hua u shpreh para mediave se gjatë takimeve, Kina ka paraqitur një sërë propozimesh bashkëpunimi, të cilat janë mirëpritur nga palët.

"Në takimin e ministrave të Jashtëm Kinë-ASEAN, Kina paraqiti 7 propozime, si "hartimi i partneritetit strategjik Kinë-ASEAN 2030", duke marrë përgjigje pozitive nga vendet e ASEAN-it. Në takimin e ministrave të Jashtëm ASEAN-Kinë-Japoni-Kore e Jugut, samitin e Azisë Lindore dhe Forumi i ASEAN-it, Kina ka paraqitur mbi 10 propozime të reja për shtimin e bashkëpunimit pragmatik në Azinë Lindore, edhe këto janë mirëpritur nga palët. Në përgjithësi, takimet kanë nxjerrë në pah vullnetin politik të vendeve për bashkëpunim, zhvillim të përbashkët dhe përballimin e përbashkët të sfidave dhe Kina luan një rol konstruktiv në këtë proces," thotë Hua Chunying.

Në fokus të takimeve ka qenë çështja bërthamore në Gadishullin Korean. Lidhur me këtë, Hua theksoi:

"Kina është gjithnjë e mendimit se thelbi i problemit bërthamor korean është siguria. Për zgjidhjen e këtij problemi, Kina ka bërë përpjekje aktive dhe ka pasur kosto, por palët duhet ta ndajnë përgjegjësinë dhe të ecin përkrah njëra-tjetrës. Kina gjithashtu ka propozuar 'Dy ndalimet' (ndalimi i provave bërthamore nga Koreja e Veriut dhe ndalimi i manovrave të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut) për zgjidhjen e problemit. Shpresojmë që palët do të gjejnë një rrugëzgjidhje të duhur për këtë çështje."

Lidhur me Detin e Kinës Jugore, Hua u shpreh se palët kanë pohuar prirjen pozitive të gjendjes. Kina dhe ASEAN-i hartuan projektin e Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore (COC) dhe kanë shprehur gatishmërinë që brenda këtij viti, të bëhen konsultime konkrete për zbatimin e tij. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore