Presidenti i Koresë së Jugut kërkon paqe në Gadishullin Korean

2017-08-14 18:22:42 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in theksoi të hënën se tensioni mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së duhet të zgjidhet me paqe dhe jo luftë.

Ai theksoi se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja ishin të të njejtët mendim edhe pse gjendja e sigurisë u rëndua në mënyrë të konsiderueshme në Gadishull dhe rajonet përreth.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi javën e kaluar se nëse Koreja e Veriut vazhdon të kërcënojë SHBA-në, ajo do të përballet me goditje me "zjarr dhe zemërim". Një ditë më pas, Koreja e Veriut u shpreh që po shqyrton sulmet me raketën balistike ndërkontinentale "Hwasong-12" ndaj ishullit amerikan Guam në Paqësor.

Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut u përshkallëzuan pasi në korrik, Peniani testoi dy raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), ku raketa "Hwasong-14" arriti lartësinë mbi 3,700 km përpara se të përfundonte në det.

Përshkallëzimin e retorikës mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, e kanë dënuar edhe liderë të disa vendeve të cilët kanë bindjen se konflikti nuk do të mund të zgjidhej përmes metodave ushtarake. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore