Ekspertët: Banka qendrore kineze ka rritur transparencën dhe komunikimin me tregun

2017-08-13 10:12:55 CRI Komenti juaj Printoni
Ekspertët kanë shprehur vlerësime ndaj Bankës Popullore të Kinës, banka qendrore kineze, për rritjen e transparencës lidhur me politikat e saj orientuese sivjet.

Që nga fillimi i këtij viti, Banka Popullore e Kinës ka publikuar 52 "shënime mbi politikat" në uebsajtin e saj.

"Shënimet" janë përditësime të vogla që bankat dhe institucione të tjera financiare bëjnë herë pas here për t'i njohur tregjet me lëvizjet operacionale ose vendimet lidhur me politikat.

Kryeanalisti i Bankës Tregtare të Kinës Li Liuyang thotë se rritja e numrit të këtyre "shënimeve" është një sinjal pozitiv nga banka qendrore.

"Kjo përbën një rritje të komunikimit mes bankës qendrore dhe tregut. Është një shenjë pozitive e orientimit nga banka qendrore, ashtu siç bëhet nga ShBA-ja, Banka Qendrore Europiane dhe tregjet e tjera të zhvilluara. Ato i kushtojnë rëndësi të madhe komunikimit mes bankës qendrore dhe tregut," shprehet Li Liuyang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore