"Vezët e ndotura" të BE-së kanë hyrë në tregun e Hong-Kongut e të 16 vendeve europiane

2017-08-12 10:14:41 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Komisionit Europian Daniel Rosario u shpreh të premten se vezët e ndotura me insekticidin fipronil kanë hyrë në tregun e Hong-Kongut të Kinës dhe të 16 vendeve europiane.

Rosario bëri të ditur se 16 vendet janë Belgjika, Holanda, Gjermania, Franca, Suedia, Britania, Austria, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Danimarka dhe Zvicra.

Në fillim të qershorit, autoritetet belge të sigurisë ushqimore zbuluan se në vezët e importuara nga Holanda përmbanin fipronil. Pala holandeze filloi menjëherë hetimin dhe zbuloi se fipronili në vezët kishte lidhje me një kompani holandeze që furnizonte me insekticide fermat e ndryshme. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore