Kina heton gjigantët e internetit për përmbajtjet e paligjshme

2017-08-11 19:59:14 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të internetit kanë nisur hetimet ndaj tre platformave sociale-- "Wechat", "Sina Weibo" dhe "Baidu Tieba", pasi nuk kanë ndaluar qarkullimin online të përmbajtjeve të paligjshme, deklaroi të premten Administrata kineze e Hapësirës Kibernetike (CAC).

Disa përdorues të këtyre platformave kanë njoftuar CAC-në për përmbajtjet e paligjshme, përfshi ato pornografike, dhunë, terrorizëm dhe informacione të rreme.

Sipas CAC-s, përmbajtjet e paligjshme dëmtojnë sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe rendin shoqëror.

Kompanitë dyshohen për shkelje të ligjit të sigurisë kibernetike në vend, pasi kanë dështuar në frenimin e publikimit dhe të shpërndarjes së këtyre informaciooneve në platformat e tyre, thekson një zyrtar i CAC-së.

Raportimet për përmbajtje të tilla mund të bëhen duke telefonuar në numrin 12377 ose email jubao@12377.cn.

Mrekulli
Lajmet Kryesore