Malajzi, fillon ndërtimi i linjes hekurudhore

2017-08-10 10:01:52 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 9 gusht, në Kuantan të Malajzisë filloi zyrtarisht ndërtimi i linjes hekurudhore në bregdetin lindor të vendit, si një bashkëpunim mes Kinës dhe Malajzisë. Këshilltari i shtetit i Kinës Wang Yong dhe kryeministri i Malajzisë Najib bin Abdul Razak morën pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve.

Ky është projekti më i madh i bashkëpunimit ekonomik në historinë e bashkëpunimit dypalësh dhe një projekt shumë i rëndësishëm i nismës "Një brez, një rrugë".

Wang Yong në fjalën e rastit tha se ky është një projekt i rëndësishëm që nxit zhvillimin e Malajzisë Lindore dhe shton ndërlidhshmërinë e rajonit. Krahas kësaj, projekti bashkë me hekurudhat Xhakarta-Badung, Kinë-Laos dhe Kinë-Tajlandë, do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërlidhjet dhe integrimin e vendeve të ASEAN-it.

"Kjo linje hekurudhore është një projekt i rëndësishëm që nxit zhvillimin e Malajzisë Lindore dhe shton ndërlidhshmërinë e rajonit. Pas ndërtimit, kjo do të bëhet linja kryesore e transportit hekurudhor në gadishullin malajzian,çka do të nxitë fort zhvillimin e zonës së veçantë ekonomike në bregdetin lindor dhe mbarë zonën lindore. Ndërkohë, ky projekt, bashkë me hekurudhat Xhakarta-Badung, Kinë-Laos dhe Kinë-Tajlandë, do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërlidhjet dhe integrimin e vendeve të ASEAN-it," tha këshilltari i shtetit i Kinës, Wang Yong.

Kryeministri malajzian Najib bin Abdul Razak, pasi falenderoi qeverinë kineze për mbështetjen e madhe për ndërtimin e linjes hekurudhore në bregdetin lindor, theksoi se ky projekt mund të sjellë përfitime ekonomike për zonat bregdetare të rajonit dhe për banorët e tij.

Linja hekurudhore e bregdetit lindor të Malajzisë nis nga Gombak, në veri të kryeqytetit Kuala Lumpur dhe përfundon në Kelantan.

Ndërtimi i hekurudhës do të kryhet nga Korporata e ndërtimit të komunikacionit e Kinës (CCCC). Gjatësia e linjës hekurudhore është 688 km dhe kostoja e saj është 12.8 miliardë dollarë amerikanë. Afati i ndërtimit do të jetë 7 vjet dhe shpejtësia e transportit të trenave për pasagjerë do të jetë 160 km në orë, ndërsa për transportin e mallrave 80 km në orë.(Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore