2017-08-09 09:16:59 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në shtatë muajt e parë të këtij viti, tregtia e jashtme e Kinës arriti mbi 15 trilionë juanë, duke shënuar një rritje prej 18.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga doganat kineze.
Huang Songping nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës thotë se këto të dhëna tregojnë se gjendja e tregtisë së jashtme të Kinës po vazhdon të stabilizohet dhe të ruajë prirjen pozitive.
"Në shtatë muajt e fundit, ekonomia globale pati një rimëkëmbje të vogël dhe ekonomia e Kinës tregoi shenja të tjera stabilizimi. Vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës u rrit me 18.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke forcuar prirjen pozitive të nisur që nga gjysma e dytë e vitit 2016. Kjo prirje është e lidhur ngushtë me reformën strukturore të Kinës në fushën e ofertës," vuri në dukje Huang Songping.
Sipas autoriteteve doganore, nisma "Një brez, një rrugë" ishte faktori kryesor që ka nxitur rritjen e vëllimit të tregtisë.
Në shtatë muajt e parë, tregtia e Kinës me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" i tejkaloi 4 trilionë juanët, me një rritje 22.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.