Kinë, CPI-ja rritet 1.4% në korrik

2017-08-09 20:31:36 CRI Komenti juaj Printoni
Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në korrik, CPI-ja (Indeksi i Çmimeve të Konsumit) u rrit 1.4%, shpejtësia e rritjes ra me 0.1% në krahasim me një muaj më parë, ndërsa PPI-ja (Treguesi i Çmimeve të Prodhimit) u rrit 5.5%, me të njëjtën shpejtësi rritjeje si muajin e kaluar.

Në korrik, çmimet e ushqimeve ranë 1.1%, çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 2.0%. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, CPI-ja u rrit me 0.1%, duke ruajtur rritjen e nivelit të ulët për 4 muaj radhazi.

Në korrik, PPI-ja u rrit me 5.5% në krahasim me atë të muajit të kaluar, shpejtësia e rritjes ka mbetur e njëjtë për 3 muaj. Në krahasim të njejtën periudhë të vitit të kaluar, PPI-ja u rrit me 0.2%, falë rritjes së çmimeve të produkteve të çelikut, të metaleve të tjera, çmimet e produkteve të përditshme nuk kanë ndryshuar. 20 nga 40 sektorët industriale në studim, kanë regjistruar rritje çmimesh.

Zv./kryeekonomisti i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Xu Hongcai është i mendimit se PPI-ja po zhvillohet qëndrueshëm.

"Rritja 0.2% në krahasim me atë të vitit të kaluar, është një rritje e lehtë. Ndërsa rritja 5.5% në krahasim me një muaj më parë mund të duket e lartë, por në fakt jo. Nga ana tjetër, duhet të vihet re se çmimi i mallrave që dalin nga fabrika ka një prirje rënieje, lëndët e para kanë regjistruar rënie 3%. Në përgjithësi, PPI-ja paraqitet e qendrueshme, me një rënie të lehtë."

Mrekulli
Lajmet Kryesore