2017-08-08 20:27:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Anëtari i përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetari Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng në krye të një delegacioni mbërriti të hënën në Huhehot për të marrë pjesë në veprimtaritë me rastin e 70 vjetorit të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme.
Si zona e parë ku është krijuar rajoni autonom i pakicave kombëtare të Kinës, gjatë këtyre 70 vjetëve Mongolia e Brendshme ka patur një zhvillim të vrullshëm dhe është shembull për suksesin e sistemit të autonomisë së minoriteteve kombëtare të Kinës.
Pas krijimit në 1 majin e vitit 1947, vëllimi i prodhimit i Mongolisë së Brendshme është shtuar 642 herë dhe të ardhurat vjetore të banorëve vendës janë rritur 110 herë.
Sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, përfshiu krijimin e një sistemi të autonomisë rajonale për pakicat kombëtare në Kushtetutë në vitin 1954.
Rajoni i Mongolisë së Brendshme zë rreth 12 për qind të sipërfaqes së tokës në vend. (Albana)