Kinë, import-eksportet në korrik u rritën 12.7%

2017-08-08 20:25:39 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Administrata e Përgjithsme të Doganave, vëllimi i import-eksportit në vend u rrit me 12.7% në korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët thonë se pavarësisht se ka pasur rritje, shpejtësia e saj ka qenë e ngadaltë.

Sipas të dhënave, vëllimi i përgjithshëm i import-eksporteve në korrik arriti në 2.32 trilionë juanë, duke u rritur me 12.7%. Ndër to, rritja e importeve ishte 11.2%, ndërsa e eksporteve 14.7%. Suficiti tregtar u rrit me 1.4%.

Për këtë, zv.drejtori i Institutit mbi Tregun Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë Bai Ming u shpreh se, në përgjithësi shpejtësia e rritjes së import-eksportit ka qenë e ngadaltë për dy faktorë.

"Një nga faktorët e ngadalësimit të rritjes ka qenë kurs i këmbimit. Të dhënat e publikuara llogariten në RMB. Qysh prej fillimit të vitit 2017 kursi i këmbimit të RMB-së ka ardhur duke u stabilizuar dhe aktualisht 1 USD këmbehet me 6.72 RMB, nga afro 7 që ishte më parë. Prandaj kursi i këmbimit ka dhënë kontributin më të ulët në tregtinë e jashtme. Përveç kësaj, në gjysmën e parë të vitit të kaluar baza e tregtisë së jashtme ishte e ulët. Megjithatë, në gjysma e dytë të vitit 2016 ritmet e rënies u ngadalësuan, madje pati edhe rritje, prandaj këtë vit faktorët që ndikojnë rritjen janë reduktuar gradualisht."

Mrekulli
Lajmet Kryesore