2017-08-05 09:51:13 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas Ministrisë së Tregtisë deficiti ka ardhur kryesisht nga turizmi, transporti dhe e drejta e pronësisë intelektuale.
Sektori i shërbimeve të informacionit dhe i konsulencës regjistroi tepricë gjatë gjysmës së parë të vitit.
Ministria parashikoi se në gjysmën e dytë të vitit rritja e eksporteve mund të jetë më e ulët se ajo e importeve, gjë që do të çojë në një shtim të deficitit në tregtinë e shërbimeve.
Në muajin qershor, sektori i tregtisë së shërbimeve në Kinë u rrit në afro 30 për qind krahasuar me një vit më parë, ritmi më i shpejtë ky i rritjes në 18 muaj. (Albana)