Vlera e jetës dëshmohet në Parku Kombëtar Saihanba

2017-08-04 17:01:29 CRI Komenti juaj Printoni

Rreth 200 kilometra larg Pekinit ndodhet Parku Kombëtar Natyror Saihanba i provincës Hebei, me një lartësi mesatare mbi nivelin e detit prej 1500 metrash. Kjo është një zonë apline shumë e ftohtë. 55 vjet më parë ishte shkretëtirë, por tani konsiderohet si pylli artificial më i madh i botës.

Si pjesa dërrmuese e pyjeve të Kinës, Saihanba gjendet në një zonë periferike, larg zonave të banuara e me infrastrukturë të prapambetur. Edhe në vitit 2000, kushtet natyrore janë të ashpra.

Duke përballuar me kushte të vështira dhe jetë të mërzitshme, shumë njerëz u larguan prej kësaj zone.

Kreu i Institutit të Inspektimit Shkencor Cheng Shun është një prej atyre që u rritën këtu. Ai thotë se me punën e përditshme njerëzit që jetojnë në Saihanba mund të përcaktojnë vlerat e jetës së tyre të përditshme.

Cheng Shun thotë se njerëzit e ndryshëm në këtë botë duhet të vlerat e tyre të pavarura, të ndryshme. Ai thekson se njerëzit duhet të plotësojnë kërkesat konkrete të jetës dhe kjo sipas tij përben vlerën e tyre.

Ju Shitao erdhi në këtë zonë malore në vitin 2005. Ai e kapërceu mërzitjen e fillimit dhe më pas ky djalosh bashkoi diturinë me praktikën dhe e rriti përqindjen e kultivimit nga 85% në mbi 95%.

Në krahasim me krijuesit e pyllit artificial në vitet e para, këta të rinj që kanë lindur pas viteve '80 janë mishërimi i punëtorëve të dalluar.

Brez pas brezi, ata ia përkushtojnë tërësisht veten jetës në parkun kombëtar Saihanba, duke e kthyer atë një pikë tërheqëse turistike. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore