Ministrat e ekonomisë e të tregtisë të BRICS-it arrijnë tetë marrëveshje bashkëpunimi

2017-08-03 10:23:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Tregtisë i Kinës Zhong Shan bëri të ditur të mërkurën se në takimin e 7-të të ministrave të ekonomisë dhe të tregtisë të vendeve të BRICS-it janë arritur tetë marrëveshje. Ato përfshijnë miratimin e projekteve të bashkëpunimit në fushën e tregtisë së shërbimeve e të lehtësimit të investimeve, të kornizës së bashkëpunimit ekonomik e teknologjik etj.

Ky është takimi i parë i ministrave të ekonomisë dhe të tregtisë të BRICS-it pas fillimit të dekadës së dytë të bashkëpunimit të vendeve të kësaj organizate.

Në një konferencë shtypi, ministri kinez i Tregtisë Zhong Shan u shpreh se ky takim ka arritur rezultate të shumta. Palët kanë miratuar "Deklaratën e takimit të 7-të të ministrave të ekonomisë dhe të tregtisë të vendeve të BRICS-it", ku kanë rënë dakord mbi forcimn e zhvillimit të tregtisë, nxitjen e bashkëpunimit në lehtësimin e investimeve, thellimin e bashkëpunimit ekonomik e teknologjik dhe përkrahjen e sistemit shumëpalësh të tregtisë. Ndër dokumentet e miratuara në këtë takim, "Projekti i bashkëpunimit në fushën e lehtësimit të investimeve i vendeve të BRICS-it" është dokumenti i parë i posaçëm në fushën e lehtësimit të investimeve në shkallë botërore.

"Projekti përmbledh praktikat pozitive të investimeve të vendeve të BRICS-it dhe do të ndihmojë lidhur me forcimin e transparencës së politikave të investimeve të vendeve të BRICS-it, do të ngrejë efikasitetin e procedurave administrative lidhur me investimet, do të rritë nivelin e shërbimeve për investimet e do të krijojë një mjedis të politikave lidhur me investimet të hapur, transparent e të favorshëm, duke ofruar një mbështetje të fuqishme për rritjen gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin e vazhdueshëm," theksoi Zhong Shan.

Në takim u arrit gjithashtu konsensus mbi përkrahjen e sistemit të tregtisë shumëpalëshe e kundërshtimin e proteksionizmit, si edhe u mirëprit organizimi vitin e ardhshëm nga Kina i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore