Kina shpejton reformën e forcave të armatosura

2017-08-01 20:40:53 CRI Komenti juaj Printoni

Historia e zhvillimit të ushtrisë kineze është një histori reformash dhe novacioni. Pas krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës 90 vjet më parë, pavarësisht nga përmasat apo fuqia e saj, ritmi i reformave dhe i novacionit nuk janë ndaluar asnjëherë. Sot Ushtria Çlirimtare Popullore po marshon në rrugën e re e fuqizimit, duke dhënë kontributin e vet për të respektimin e paqes në botë.

Në paradën ushtarake të zhvilluar më rastin e 90 vjetorit të krijimit të ushtrisë, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, presidenti i vendit dhe kreu i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, bëri thirrje për krijimin e një ushtrie fuqishme elitë të klasit botëror.

Dy vjet më parë më 3 shtator, në paradën me rastin e përkujtimit të 70 vjetorit të fitores së luftës së popullit kinez kundër Japonisë dhe Luftës Antifashiste Botërore, presidenti Xi Jinping ndërsa lajmëroi fillimin e reformës ushtarake i shpalli gjithashtu botës deklaratën e paqes. Pas kësaj filloi zyrtarisht reforma e ushtrisë kombëtare kineze.

Kjo është reforma e 13-të të ushtrisë së Kinës pas krijimit të Republikës Popullore në vitin 1949.

Zv./kreu i Departamentit të Reformës dhe Doktrinës pranë Komisionit Qendror Ushtarak, He Renxue, thotë se reforma nuk është thjesht një modifikim i pjesshëm, por një ndryshim historik dhe revolucionar që ndryshon nga reformat e mëparshme të ushtrisë popullore, si dhe nga reformat e vendeve të tjera të botës.

Pas kësaj reforme do të shtohet efikasiteti i drejtimit i ushtrisë.

Zhvillimi i Kinës nuk ndahet nga mbrojtja e paqes botërore. Vitet e fundit, Kina ka marrë përsipër më shumë misione të humanitare, paqeruajtëse e

sigurimi të anijeve në det, ndërsa ushtarët kinezë mbajnë më supe përgjegjësinë e paqes botërore. (Vera) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore