2017-07-31 18:28:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Deficiti tregtar i shërbimeve i Kinës u zgjerua në qershor, pas një tkurrjeje në muajin maj, bëri të ditur të hënën Administrata Shtetërore e Shkëmbimeve të Huaja (SAFE). Deficiti arriti në 200.8 miliard yuan (ose 29.5 miliard dollarë amerikanë) në muajin qershor, më i lartë se 154.6 miliard yuan në maj.
Të ardhurat nga industria e shërbimeve ishin 124.2 miliard yuan, ndërsa shpenzimet 324,9 miliard yuan. Industria e shërbimeve iu referohet shitjes dhe shpërndarjes së prodhimeve të transportit, turizmit, telekomunikacionit, ndërtimeve, publicitetit, informatikës dhe financave.
Kina ka regjistruar rregullisht një deficit në industrinë e shërbimeve, pasi ky sektor është më pak konkurrues se sektorët e tjerë. Qeveria kineze ka bërë thirrje për shtimin e energjisë në këtë sektor dhe po merr masa për përmirësimin e tij, përfshirë dhe hapjen graduale të financave, arsimit, kulturës dhe sektorit të shëndetësisë. (Eda Merepeza)