Paradë ushtarake për 90 vjetorin e themelimit të UÇPK-së

2017-07-30 12:35:19 CRI Komenti juaj Printoni
 

1 gushti shënon 90 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (UÇPK). Të dielën paradite në orën 9.00, u zhvillua në bazën stërvitore ushtarake Zhurihe parada e trupave kineze. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, njëherësh kryetar i Shtetit dhe kryetar i Këshillit Qendror Ushtarak Xi Jinping ishte i pranishëm në paradë dhe mbajti një fjalim. Kjo është hera e parë e zhvillimit të paradës së trupave kineze në vitet e fundit në kushtet e operacionit fushor dhe e para paradë madhështore me rastin e Ditës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, pas reformës ushtarake.

Në paradë morën pjesë më së 10 mijë ushtarë e oficerë, 129 aeroplanë e 571 pajisje ushtarake, 40% prej tyre u prezantuan për herë të parë.

Në paradë u paraqitën 9 formacione ushtarake, ai i këmbësorisë, i luftës kundër terrorizmit etj. Në përfundim të paradës, presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Baza stërvitore Zhurihe, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në veri të Kinës, ka një sipërfaqe prej mbi 1000 kilometrash katrore dhe është baza stërvitore ushtarake më e madhe e më moderne në Azi. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore