2017-07-28 10:05:07 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Këshilltari i Shtetit i Kinës Yang Jiechi u takua të enjten në Pekin me përfaqësuesit të lartë të çështjeve të sigurisë të Afrikës së Jugut, Brazilit dhe të Indisë, të cilët ndodhen në Kinë për të marrë pjesë në takimin e 7-të të sigurisë të BRICS-it.
Yang u shpreh se në gjendjen e tanishme ndërkombëtare, forcimi i partneritetit mes vendeve të BRICS-it përputhet me interesat e përbashkëta të pesë vendeve anëtare dhe me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar.
"Vendet e BRICS-it duhet të thellojnë komunikim, shtojnë besim reciprok strategjik dhe bashkëpunimin politik e të sigurisë," tha Yang, duke nënvizuar mbrojtjen e barazisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare.
Ai shtoi se Kina është e gatshme që së bashku me anëtarët e tjerë, të përgatitet aktivisht për takimin e liderëve të BRICS-it që do të zhvillohet në Xiamen në muajin shtator.
Përfaqësuesit që morën pjesë në këtë takim ishin: Ministri i Sigurisë Kombëtare i Afrikës së Jugut David Mahlobo, drejtori i zyrës së sigurisë pranë presidentit të Brazilit Sergio Etchegoyen dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Indisë Ajit Doval.
Ata u shprehën se vendet e BRICS-it kanë shënuar rritje të vazhdueshme dhe theksuan shtimin e partneritetit nën mekanizmin e bashkëpunimit të BRICS-it, ndërsa do të koordinojnë ngushtë me Kinën për të garantuar suksesin e zhvillimin takimit të sigurisë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)