Kinë, alarm i nivelit të dytë për temperaturat e larta

2017-07-27 09:52:29 CRI Komenti juaj Printoni

Meteorologët kinezë kanë dhënë përsëri alarmin portokalli për të nxehtin, ndërsa parashikohet që temperaturat të jenë mbi 35 gradë në mjaft zona të Kinës Jugore.

E mërkura ishte dita e 20-të radhazi që Qendra Kombëtare Meteorologjike ka mbajtur alarmin për të nxehtin.

Në zonat në jug të lumit Jance, në ultësirën Jianghuai dhe basenin e Sichuan-it, temperaturat arritën rreth 39 gradë Celsius të mërkurën, ndërsa në disa pjesë arritën më shumë se 40.

Kina ka një sistem alarmi për motin me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson nivelin më serioz, e ndjekur nga ngjyra portokalli, e verdhë dhe blu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore