2017-07-27 20:49:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste është një takim kyç në një kohë vendimtare për zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze.
Xi Jinping, i cili njëherësh është sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qëndror të PK të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, tha se takimi vjen në një kohë kur Kina po bën përpjekje për ndërtimin e një shoqërie të begatë.
Presidenti Xi shtoi se Kina do të vijojë thellimin e reformave strukturore në krahun e ofertës për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik e shoqëror.
Ai i bëri komentet gjatë një seminari ku morën pjesë zyrtarë vendorë dhe ata në nivel ministrie, që u mbajt në Pekin nga e mërkura të enjten në përgatitje të Kongresit të 19-të të PK të Kinës. (Albana)