Kinë, rritet sektori industrial në muajin qershor

2017-07-27 20:02:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë më të mëdha kineze në sektorin industrial regjistruan rritje të fitimeve në muajin qershor prej 19 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu ritmet e rritjes muajin e kaluar kanë qenë më të larta se në maj, ku u shënua një rritje 16.7 për qind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016.

Autoritetet thanë se kjo rritje ka ardhur falë prodhimit dhe shitjeve, si dhe uljes së kostove të materialeve të papërpunuara.

Reforma strukturore në ofertë ka bërë që prodhimi i pajisjeve me teknologji të lartë të kontribuojë më shumë tek rritja.

Pajisjet prodhuese zunë afro 41 për qind të fitimit në sektorin industrial në muajin qershor, një rritje 11 pikë përqindje në maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore