2017-07-27 16:55:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina nisi të enjten testimin e trenit me shpejtësi maksimale prej 350 kilometra në orënë në linjën hekurudhor Pekin-Shangai, gjashtë vjet pas uljes së shpejtësisë në 300km/orë.
Treni u nis nga Stacioni Hekurudhor Jugor i Pekinit në orën 8:30 të mëngjesit dhe e përfundoi itinerarin Pekin-Xuzhou prej rreth 700 kilometrash brenda 4 orëve.
Rritja e shpejtësisë do ta shkurtojë kohën e udhëtimit Pekin-Shangai me gjysmë ore dhe kështu pasagjerët do ta përshkojnë këtë rrugë për rreth 4.5 orë.
Nëse rezulton me sukses, trenat me këtë shpejtësi do të nisin operimin në shtator.
Linja e shpejtësisë së lartë Pekin-Shangai është një nga më të ngarkuarat në vend, pasi transporton mbi 100 milionë udhëtarë në vit. (Albana)