Abbas kundërshton masat e reja të sigurisë të Izraelit në Xhaminë "Al-Aksa"

2017-07-26 10:19:18 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka kundërshtuar masat e reja të sigurisë të marra nga Izraeli në kompleksin e Xhamisë "Al-Aksa" në Jerusalem.

Të martën, pala izraelite hoqi të gjithë detektorët e metalit në hyrjen e kompleksit në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, duke vendosur në vend të tyre kamera sigurie.

"Nëse gjërat nuk kthehen siç ishin para 14 korrikut, gjendja nuk do të ndryshojë. Të gjitha masat e reja të sigurisë të Izraelit në Jerusalem duhet të hiqen dhe pastaj ne mund të vazhdojmë përpjekjet mbi marrëdhëniet dypalëshe," u shpreh Abbas. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore