Presidenti i Filipineve zotohet për marrëdhënie të forta me Kinën

2017-07-26 10:17:37 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë vizitës në Manila u prit nga presidenti filipinas Rodrigo Duterte, i cili tha se vendi i tij do të ndërtojë marrëdhënie të forta dypalëshe me Kinën.

Duterte vlerësoi mbështetjen kineze për vendin e tij dhe rolin e Kinës në ndërtimin e Filipineve dhe në luftën kundër terrorizmit.

Nga ana e tij kreu i diplomacisë kineze ritheksoi mbështetjen e Kinës për politikën e jashtme të pavarur të Filipineve. Ai tha se dialogu është më i mirë se përballja dhe bashkëpunimi më i mirë se fërkimet midis fqinjëve.

Takimi i kryediplomatit kinez Wang Yi me presidentin Duterte u zhvillua një ditë pasi lideri filipinas mbajti para kombit fjalimin vjetor, në të cilin përshëndeti përpjekjet e përbashkëta, që kanë lehtësuar tensionet midis dy vendeve, duke kultivuar një marrëdhënie të shëndoshë përmes dialogut dhe kontakteve të ndërsjella.

Ministri i jashtëm i Kinës ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Manila. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore