Kinë, politika e "dy fëmijëve" pati efekt

2017-07-26 21:02:13 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i fëmijëve që lindën në vitin 2016 arrit në 17.86 milionë, duke shënuar rekord pas vitit 2000. Ndër to 45% janë "fëmija e dytë".

Aktualisht Kina ndodhet përpara vështirësive me plakjen e popullsisë. Numri i banorëve në moshën mbi 60-vjeçe arriti në mbi 200 milionë, ose 16.1% e popullsisë së përgjithme. Njëkohësisht, janë gjithnjë e më të dukshme problemet si përqindja tepër e ulët e lindshmërisë, çekuilibri gjinor, pakësimi i popullsisë së aftë për punë etj. Për të nxitur zhvillimin e ekuilibruar të popullsisë, Kina ka rregulluar dhe përmirësuar strategjinë e popullsisë qysh nga viti 2013 dhe më 1 janar 2016, filloi të zbatohet zyrtarisht politika e përgjithshme e "dy fëmijëve" në mbarë vendin.

Edhe pse lejohet nga politika, shumë kinezë nuk dëshirojnë të lindin fëmijën e dytë për shkak të presionit të madh të jetesës, koston e lartë si dhe vështirësitë në shkollim.

Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Planifikimit Familiar të Kinës, Yang Wenzhuang, tha se sektorët përkatës po kërkojnë aktivisht masat në përputhje me politikën e "dy fëmijëve".

"Nga njëra anë, do të krijohet sistemi i politikave në përputhjen me 'dy fëmijët', si përmirësimin e sistemeve të mjekimit, të kujdesjes së fëmijëve parashkollor, të arsimit, të sigurimeve shoqërore, të taksamarrjes etj. Nga ana tjetër, do të krijohen kushte për garantimin e punësimit të grave me dy fëmijë."

Edhe ministri i Financave i Kinës Xiao Jie bëri të ditur se do të marrë parasysh uljen e detyrimeve për familjet me dy fëmijë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore