Presidenti kërkon ndryshime pozitive në ekonomi

2017-07-25 10:22:00 CRI Komenti juaj Printoni

Politikëbërësit e Kinës do të vazhdojnë të "nxitin përparimin ndërsa do të ruajnë qëndrueshmërinë" në planifikimin ekonomik të vendit për gjysmën e dytë të vitit.

Këtë qëndrim ka mbajtur Byroja Politike gjatë një mbledhjeje të drejtuar nga sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror, Xi Jinping.

Byroja vendosi gjithashtu të ruajë një politikë fiskale proaktive dhe një politikë monetare të kujdesshme, me në qendër reformat e krahut të ofertës së tregut edhe për gjysmën tjetër të vitit 2017.

Një deklaratë e theksuar pas takimi thekson gjithashtu përpjekjet që duhen bërë për të garantuar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, të shëndetshëm që iu bën ballë rreziqeve sistematike fiskale. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore