Këshilli i Sigurimit, mbledhje urgjente për situatën në Jerusalem

2017-07-23 10:01:07 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura të hënën, për të diskutuar mbi dhunën në Jerusalem, bënë të ditur të shtunën burime diplomatike.

Këshilli do të diskutojnë lidhur me gjetjen e rrugëve për çshpërkallëzimin e situatës në Jerusalem, tha Carl Skau, koordinator i misionit të Suedisë në Këshillin e Sigurimit.

Tre izraelitë u vranë të premten nga një palestinez në një vendbanim në Bregun Perëndimor, pas përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite në Qytetin e Vjetër në Jerusalem, ku u vranë tre palestinezë.

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, katër palët e problemit të Lindjes së Mesme - Rusia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për shtimin e tensioneve, duke vënë në dukje se dhuna nuk mund të sjellë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez."

Mrekulli
Lajmet Kryesore