Kinë, alarm i nivelit të dytë për temperaturat e larta

2017-07-23 09:38:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë është shpallur alarmi ngjyrë portokalli, pasi temperaturat e larta pritet të përfshijnë shumë zona të vendit.

Të dielën një pjesë e madhe e Kinës Qendrore e Jugore do të preket nga një valë të nxehti. Temperaturat në Shangai dhe në provincat Henan, Shandong e Fujian parashikohet të arrijnë 37-39 gradë, ndërsa në disa zona pritet t'i kalojnë 40 gradë.

Kina ka një sistem paralajmërimi për motin me katër nivele, ku ngjyra e kuqe përfaqëson alarmin më serioz, i ndjekur nga alarmi ngjyrë portokalli, i verdhë e blu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore