Kryediplomati amerikan bën thirrje për heqjen e bllokadës kundër Katarit

2017-07-22 10:21:53 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Shtetit i ShBA-së Rex Tillerson u shpreh të premten se Katari po mban një qëndrim pozitiv në luftën kundër terrorizmit, prandaj shpreson se Arabia Saudite e tre vendet e tjera do ta heqin sa më shpejt bllokadën ndaj Katarit.

Në një konferencë shtypi pas takimit me ministrin e Jashtëm të Omanit Youssef Alawi bin Abdullah në Uashington, Tillerson vuri në dukje se Doha po nxit aktivisht zbatimin e memoradumit mbi goditjen e terrorizmit të nënshkruar kohët e fundit midis ShBA-së dhe Katarit, duke shprehur dëshirën për zgjidhjen e problemit nëpërmjet konsultimeve me të katër vendet.

Tillerson shtoi se bllokada e katër vendeve arabe - Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjipit e Bahrejnit - ka shkaktuar ndikime negative mbi jetën e popullit të Katarit. Ai shprehu shpresën se të katër vendet do të marrin masa për të hequr bllokadën ndaj Katarit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore