Tregtia në internet e Kinës zë 1/3 e rritjes së shitjeve me pakicë nga janari në qershor

2017-07-21 10:28:13 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës thotë se të dhënat e fundit tregojnë se blerjet në internet kanë kontribuar me një të tretën e rritjes së shitjeve me pakicë në Kinë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Tregtarët kinezë në internet grumbulluan të ardhura me vlerë të përgjithshme prej 3.1 trilionë juanësh nga janari deri në qershor, duke shënuar një rritje vjetore prej mbi 30 për qind.

64 për qind e rritjes ekonomike të vendit gjatë gjashtëmujorit të parë thuhet se është nxitur nga konsumimi. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore