Super Skënderbeu, kalon turin e Europa Ligës

2017-07-21 10:10:59 CRI Komenti juaj Printoni

Një pjesë e parë me shumë raste, por pa gola. Një pjesë e dytë që foli vetëm për Skënderbeun .

Korçarët e drejtuar nga Ilir Daja kanë arritur një rezultat mjaft të rëndësishëm, duke u bërë e vetmja skuadër e Superligës shqiptare që vijon udhën e saj në Europa Ligë dhe tashmë kundërshtarët e radhës do të jenë Mllada Bolestav, që ka një eksperiencë jo të vogël në këtë garë.

Skuadra e Skënderbeut ka fituar në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë kazakëve të Kairat Almati, falë golave të realizuar në minutën e '50 nga Sabien Lilaj dhe në minutën e '83 nga Sebino Plaku, duke u u kualifikuar për në turin e tretë paraeliminator të UEFA Europa League.

Të favorizuar edhe nga barazimi 1-1 në takimin e parë, korçarët kanë mundur të sigurojnë kualifikimin falë rezultatit të përgjithshëm 3-1. Një kualifikim gati dramatik për Skënderbeun, i cili është detyruar të ndeshet për gati 10 minuta në inferioritet numerik, pas ndëshkimit me karton të kuq të autorit të golit të fitores, Sabien Lilaj, i cili ka regjistruar dy kartonë të verdhë, deri kur arbitri ka rivendosur barazinë numerike, me daljen e Arzo me karton të kuq pas një veprimi josportiv ndaj Vangjelit. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore