Kina vlerëson rezultatet e Dialogut Ekonomik me ShBA-në

2017-07-21 10:10:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe ShBA-ja përfunduan dialogun e parë të gjithanshëm ekonomik në Uashington dhe shpallën një plan njëvjeçar për të zgjeruar bashkëpunimin mes tyre.

Dialogu i Përgjithshëm Ekonomik është një ndër katër dialogët e nivelit të lartë që u përcaktua në prillin e këtij viti pas takimit të udhëheqësve të të dy vendeve.

Rezultatet e këtij dialogu i përshëndeti nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang:

"Gjatë organizimit të dialogut, Kina dhe ShBA-ja kanë zhvilluar diskutime të thella, duke arritur konsensus mbi çështje si tregtia, investimet, plani 100-ditor dhe plani njëvjeçar i veprimit për bashkëpunimin ekonomik, politikat makroekonomike, financat dhe bujqësia. Të dyja palët ranë gjithashtu dakord të marrin masa për të pakësuar çekulibrin tregtar. Palët gjithashtu theksojnë se ky dialog ishte praktik, konstruktiv dhe novator. Rezultati më i rëndësishëm i tij është konfirmimi i drejtimit të bashkëpunimit ekonomik midis Kinës dhe ShBA-së," tha zëdhënësi.

Një deklaratë e publikuar pas dialogut tregon se Kina dhe ShBA-ja ranë dakord të zhvillojnë bashkëpunim me interesa të ndërsjella si parim bazë dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas zëdhënësit Lu Kang, kjo drejton procesin e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik midis Kinës dhe ShBA-së. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore