Gjermania mund t'i vendosë sanksione Turqisë

2017-07-21 10:06:19 CRI Komenti juaj Printoni

Gjermania do të riorientojë politikat ndaj Turqisë me një sërë sanksionesh, tha të enjten nga kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel.

Ditët e fundit, Turqia arrestoi një aktiviste gjermane të të drejtave të njeriut, gjë që tensionoi më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Ministri i Jashtëm Gabriel ndërpreu menjëherë pushimet dhe u kthye të enjten në Berlin.

Ai u shpreh në një konferencë shtypi se Gjermania dëshiron që Turqia të bëhet pjesë e Perëndimit ose të paktën të ruajë situatën aktuale. Por, sipas Gabriel, presidenti Erdogan po keqëson marrëdhëniet, ndërsa Gjermania po kërkon vazhdimisht shanse për të zbutur tensionin.

"Gjermania u detyrua të rimarrë në konsideratë politikat ndaj Turqisë, duke përfshirë zbatimin e një sërë sanksionesh financiare," tha kryedipolomati gjerman.

Gabrieli u bëri thirrje investitorëve të mos veprojnë në Turqi, ndërkohë, Gjermania do të rivlerësojë politikën e saj për të mbështetur Turqinë me miliarda euro fonde të posaçme të Bashkimit Europian.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë thuhet se për shkak të shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Turqia dhe refuzimit të vizitës së konsullit gjerman ndaj shtetases së burgosur, të gjithë gjermanët duhet të jenë "shumë vigjilentë" kur vizitojnë Turqinë për turizëm.

Një gjykatë turke vendosi të martën të vijojë mbajtjen të burgosur të gjashtë aktivistëve të të drejtave të njeriut për me pretendimin e ndihmës ndaj organizatave terroriste. Një ditë vonë, Ministria e Jashtme e Gjermanisë thirri për konsultime ambasadorin turk dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të këtyre personave. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore