"ExxonMobil" gjobitet me 2 milionë dollarë për mosrespektim të sanksioneve

2017-07-21 10:05:10 CRI Komenti juaj Printoni
Departamenti i Thesarit vendosi të enjten një gjobë prej 2 milionë dollarë ndaj korporatës "ExxonMobil" për mosrespektimin e sanksioneve ndaj Rusisë në një kohë që sekretari i tanishëm i Shtetit, Rex Tillerson, drejtonte ende grupin e naftës.

Exxon është vënë nën valën e kritikave në majin e 2014-s se ka shkelur sanksionet që lidhen me Ukrainën. Dy nga filialet e saj kishin nënshkruar kontrata me një zyrtar të kompanisë ruse të naftës që ishte në listën e zezë të sanksioneve të Departamentit të Thesarit.

Grupi amerikan i naftës është akuzuar se ka nënshkruar dokumente që lidhen me projekte të shfrytëzimit të gazit dhe naftës në Rusi me Igor Sechin-in, presidentin e gjigantit rus të naftës dhe gazit "Rosneft".

Dy muaj më parë në kuadër të sanksioneve ekonomike amerikane të dekretuar në përgjigje të veprimeve të Rusisë që synojnë destabilizimin e Ukrainës, pasuritë e Sechin-it u bllokuan. Ishte e ndaluar për çdo shtetas apo kompani amerikane të bënte biznes me të, vë në dukje Departamenti i Thesarit. Grupi "Rosneft" nuk ishte subjekt i sanksioneve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore