Kina ndalon importin e disa lloj mbetjeve të ngurta

2017-07-21 10:00:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kina njoftoi se do të ndalojë importet e 24 llojeve të mbetjeve të ngurta deri në fund të këtij viti. Midis këtyre mbetjeve përfshihet plastika, letra skrap, tekstilet, etj.

Guo Jing nga Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit thotë se kjo çështje duhet trajtuar me uregjencë.

"Disa tregtarë si brenda dhe jashtë Kinës kanë kontrabanduar ilegalisht 'mbetje të huaja' për interesat e tyre, duke shkaktuar probleme mjedisore, gjë që kërkon një goditje të rreptë," tha Guo. 

Disa nga mbetjet e ngurta të importuara janë përdorur si lëndë e parë në të kaluarën, por ato kanë shkaktuar dëmtime për mjedisin dhe shëndetin publik. Qeveria kineze është zotuar të rrisë luftën kundër ndotjes dhe degradimit të mjedisit.

Një plan reformash u miratua në prill me qëllim përmirësimin e menaxhimit të importeve të mbetjeve të ngurta. Plani kërkon një reduktim të konsiderueshëm të sasisë dhe llojeve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore