Hungari, kontroll trenave ndërkombëtarë pas alarmit për bombë

2017-07-20 10:49:02 CRI Komenti juaj Printoni

Policia hungareze zhvilloi kontrolle të mërkurën në trenat ndërkombëtarë pasi morën një telefonatë anonime për rrezikun e shpërthimit të një bombe.

Sipas një deklarate të Drejtorisë Kombëtare të Policisë të Hungarisë, një burrë mori në telefon policinë dhe tha se dikush kishte vendosur bombë në trenat ndërkombëtarë që do të kalonin të mërkurën nëpër Hungari.

Me të mësuar këtë, autoritetet policore urdhëruan kompaninë hekurudhore të ndalojë funksionimin e të gjitha trenave ndërkombëtarë. Pasi u evakuuan të gjithë pasagjerët dhe u bë kontroll i plotë, trenat u lejuan të largoheshin nga Hungaria në mesnatën e së mërkurës.

Siç mësohet, Byroja Kombëtare e Hetimeve e Hungarisë ka nisur procedurat hetimore për këtë rast. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore