Prezantohet Panuçi: Objektivi i vetëm dhe unik kualifikimi në Europianin 2020

2017-07-20 09:34:09 CRI Komenti juaj Printoni
Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë ka zyrtarisht në krye një trajner të ri. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zyrtarizuar kontratën që për 2 vjet e 4 muaj do të mundësojë në krye të kuqezinjve udhëheqjen e italianit 44-vjeçar, Kristian Panuçi.

Ish-futbollisti i njohur i cili ka qenë pjesë e skuadrave me emër si Milani, Real Madrid, Interi apo Roma, do të zëvendësojë Xhani De Biazin në krye të Shqipërisë me objektivin për të mbyllur kualifikueset e "Rusi 2018" në vendin e tretë në Grupin G dhe për të synuar më pas kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian 2020.

Panuçi ka një eksperiencë të shkurtër si trajner teksa ka punuar si ndihmës i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës në Serinë B. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore